Mirdita e Ardhme,

Mirdita e Ardhme,
Miresevjen Shqiperi Natyrale.
Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare.

lpshn@live.nl


Koço Danaj, Konferencë Per Shqiperine Natyrale Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Koço Danaj ne A Show - 8 Janar 2013 - Vizion Plus - Talk Show .

Dita e Kulturës Shqiptare në, Hollandë (Gorinchem, 2 Qershor 2012)

interviste ne televizionin ORA NEWS 16.30 /10-XII-2011

Kam marre me dhjetra mesazhe pas intervistes ne TV ORA NJEWS. Midis tyre ishte edhe nje mesazh ne forme pyetje: Me ke do bashkepunoni ju zoti Danaj? Po pergjigjem: Me te gjithe, me çdokend qe jo vetem deshiron Shqiperine Natyrale, por kerkon qe deshiren ta beje realitet, kudo qofte dhe ne çdo parti qe aderon. Lista per Shqiperi natyrale eshte misionare, jo partiake. Ajo ka vetem nje kauze, jo pushtetin, por sendertimin e Shqiperise natyrale. Eshte amanet i se shkuares dhe detyrim i se ardhmes se femijeve tane, niperve dhe mbesave tona. Ate dite, qe ajo do realizohet dhe kjo dite do te jete e shpejte, ate dite, antaret e Listes per Shqiperi natyrale, do i gezohen realizimit te punes se tyre dhe do shikojne te qete jeten e tyre. Misionaret nuk kane qellim pushtetin, por Kombin e bashkuar ne nje shtet. : Koço Danaj

woensdag 3 juli 2013

Ja si mund të përfitohet shtetësia shqiptare

Nga 1 gushti 2013, shqiptarët që nuk kanë shtetësi shqiptare mund ta përfitojnë një gjë të tillë në bazë të vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave.
Vendimi i sotëm i qeverisë përcakton procedurat për njohjen ose fitimin e shtetësisë nga personat me origjinë shqiptare përjashtuar shtetasit e Republikës së Kosovës. 
Sa u takon qytetarëve të Kosovës, shtetësinë shqiptare mund ta përfitojnë ata persona që mbajnë pasaportë serbe. Vendimi përcakton dhe kategoritë që përfitojnë. Në rast se plotësohet kushtet, të interesuarit paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare.

Vendimi
Në mbështetje të neneve 19 e 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7 e 9,  pika 7,  të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I.    Rregulla të përgjithshme

1.    Ky vendim përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet e administratës shtetërore dhe personat e lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare, sipas rastit, për njohjen e shtetësisë shqiptare të fituar vetiu në bazë të nenit 7 ose për dhënien e shtetësisë në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar.

2.    Shtetësia shqiptare, sipas këtij vendimi, u njihet ose u jepet:

a)    personave të lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, pavarësisht nga vendi i lindjes;
b)    personave, të paralindurit me shtetësi shqiptare të të cilëve nuk jetojnë më në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë e personit kërkues me të paralindurin, i cili ka zotëruar shtetësinë shqiptare;
c)    personave me origjinë shqiptare që kanë shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve apo një shteti tjetër, shtetasit e të cilit mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen apo që janë me qëndrim me dokumentacion të rregullt në njërin prej këtyre shteteve.

3.    Subjekteve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, u njihet shtetësia shqiptare e fituar dhe vetiu në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar. Procedurat për paraqitjen e kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm provues, afatet e shqyrtimit, të njoftimit e të regjistrimit të shtetësisë, si dhe strukturat kompetente për trajtimin e kërkesës parashikohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

4.    Subjekteve të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të këtij kreu, u jepet shtetësia shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

II.    Kërkesat për aplikim dhe procedurat për dhënie shtetësie

1.    Mund të aplikojnë për dhënien e shtetësisë shqiptare në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, kur:

a)    vërtetohet se kanë mbushur moshën 18 vjeç;
b)    ka mendim të Ministrisë së Brendshme se nuk cenohen siguria dhe rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë;
c)    paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare;
ç)  provohet se janë të paslindur me lidhje familjare deri në tri shkallë nga një person me origjinë shqiptare, por që nuk ka shtetësi shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Për fëmijën nën moshën 18 vjeç, prindi ose prindërit e të cilit përfitojnë sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, kërkesa për fitimin e shtetësisë shqiptare bëhet nga prindi ose prindërit. Kërkesa bëhet njëkohësisht me kërkesën e vet prindit ose pas fitimit prej tij të shtetësisë.

Kur fëmija është në moshën 14 deri në 18 vjeç, kërkesa shoqërohet edhe me pëlqimin me shkrim të fëmijës.

2. Subjektet e përcaktuara sipas këtij vendimi duhet të aplikojnë për marrjen e shtetësisë shqiptare përmes një kërkese me shkrim drejtuar Presidentit të Republikës, paraqitur në organet e Ministrisë së Brendshme të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Forma dhe mënyra për plotësimin e kërkesës miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

3. Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar me vetëdeklarimin e të dhënave dhe/ose dokumente që provojnë origjinën shqiptare nga paraardhës, të cilët kanë qenë ose janë jo me shtetësi, por me origjinë shqiptare.

4. Përfaqësia diplomatike ose konsullore e Republikës së Shqipërisë, pas shqyrtimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi, e përcjell kërkesën pranë strukturës kompetente të Ministrisë së Brendshme jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës.

5.    Në kërkesë duhet të përcaktohen emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja, shtetësia, gjendja civile, adresa e saktë e vendbanimit të tij të origjinës dhe, nëse disponon, adresa e vendqëndrimit në Republikën e Shqipërisë, certifikata e gjendjes civile të shtetit të huaj apo dokumente identifikimi personal të kërkuesit, të lëshuara nga shteti i huaj, të dhënat e të paralindurit me origjinë shqiptare, si dhe dokumentet që vërtetojnë origjinën shqiptare të të paralindurit dhe shkallën e lidhjes familjare me subjektin kërkues. 

6.    Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme së bashku me zyrat e Gjendjes Civile, shqyrtojnë dokumentacionin që provon origjinën shqiptare të të paralindurit, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi dhe paraqesin mendimin e tyre me shkrim pranë ministrit të Brendshëm jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës në përputhje me këtë vendim.

7.    Ministri i Brendshëm propozon dhënien e shtetësisë shqiptare personit me origjinë shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas paraqitjes së mendimit sipas pikës 6, të këtij kreu. Vendimi i ministrit të Brendshëm i dërgohet menjëherë Presidentit të Republikës. 

8.    Pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e shtetësisë shqiptare për interes kombëtar sipas këtij vendimi, zyra e Gjendjes Civile pa vonesë kryen procedurat e nevojshme për betimin dhe regjistrimin e shtetasit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, duke kryer në të njëjtën kohë çregjistrimin e personit nga regjistri kombëtar i të huajve, nëse ai ka qenë i regjistruar më parë në të. Personi i interesuar  regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pranë zyrës së gjendjes civile, për t’u pajisur më pas, me dokumente shqiptare.

9.    Personat përfitues sipas këtij vendimi nuk janë të detyruar të lenë shtetësinë që kanë për të fituar shtetësinë shqiptare në Republikën e Shqipërisë apo të regjistrojnë një vendbanim në territorin e saj në momentin e regjistrimit të shtetësisë shqiptare në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

III.    Dispozita të fundit

1.    Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Punëve të Jashtme për nxjerrjen e udhëzimit për procedurat dhe afatet e verifikimit e të përpunimit të kërkesave të bëra sipas këtij vendimi.

2.    Fitimi i shtetësisë shqiptare në Republikën e Shqipërisë nga shtetasit me origjinë shqiptare të Republikës së Kosovës rregullohet mbi bazën e një marrëveshjeje të veçantë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

3.    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme  për marrjen e masave të nevojshme dhe për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” . 

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

Lista per Shqiperi natyrale
Mirdita e Ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare

NE NJE FLAMUR TE PANDARE